Sunday, June 26, 2022

Basketbollistët e Kosovës U-18 grumbullohen të martën


Të martën (nesër) do të bëhet grumbullimi i radhës Kosovës U18 në konkurrencën e meshkujve. Grumbullimi do të bëhet në Shkollën Model “Qamil Batalli” të Prishtinës nga ora 17:00.

Përzgjedhësi i kësaj grupmoshe, Ilir Selmani në grumbullimin e dytë ka ftuar 20 lojtarë, listë që më pas do të shkurtohet para ndeshjeve ndërkombëtare.

Kosova U-18 te meshkujt do të jetë në grup me Holandën, Bosnjën e Hercegovinën, Bullgarinë, Gjeorgjinë dhe Norvegjinë në Divizionin B.

Garat mbahen në Oradea të Rumanisë nga 29 korriku deri më 7 gusht.

(Foto: basketbolli.com)


Lista e plotë:

Anes Gashi
Ergyn Rushiti
Jon Ismajli
Eliot Peci
Norik Binqe
Eris Zeneli
Bardh Istrefi
Dardan Maxharaj
Sadik Alushaj
Drinor Gerxhaliu
Don Shehu
Arlind Konjuhi
Altin Shala
Rron Dahsyla
Albin Gashi

Paraart Zeqiri
Jon Ukaj
Dren Hasani
Ajdan Kololli
Olsi Kurtaj


Lajmet e fundit