Sunday, June 26, 2022

Ballkani mëson kundërshtarin në Ligën e Kampionëve, short i favorshëm për kampionin tonë


Është hedhur shorti i raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon, Zvicër.

Ballkani ka mësuar kundërshtari me të cilin do të përballet në raudin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve.

Kampioni ynë do të takohet me kampionin e Lituanisë, Zaigiris.

Një short shumë i favorshëm për Ballkanin pasi që mund t’i binin përballë klube si Malmo (Suedi), Bodo/Glmit (Norvegji), HJK Helsinki (Finlandë) dhe The New Saints (Uells).

Short të favorshëm kanë pasur edhe dy klube shqiptare, Tirana dhe Shkupi. Kampionët e Shqipërisë do të përballen me Dudelangen e Luksemburgut. Shkupi në anë tjetër do të përballet me Lincoln Red Imps nga Gjibraltari.

Ndeshjet e para të raundit të parë kualifikues zhvillohen me 5 dhe 6 korrik, ndërsa ato kthyese më 12 dhe 13 korrik.

Në short ishin përfshin 29 skuadra që hyjnë në këtë raund (kampionët e vendeve që renditën nga 22 deri në 51 sipas koeficientit të shoqatës, përveç Lihtenshtajnit), dhe një fitues i raundit paraelimantor. /Telegrafi/

Lajmet e fundit