Wednesday, June 29, 2022

Ashley Graham bëhet nënë e dy djemve binjakë


Modelja Ashley Graham ka njoftuar se lindi të premten në mëngjes, djem binjakë.

Graham, 34 vjeçe dhe bashkëshorti i saj, Justin Ervin, tashmë janë prindër të djalit të tyre 23 muajsh, Isaac.

“Justin dhe unë jemi kaq të emocionuar që djemtë tanë të vegjël janë këtu”, tha Graham në një postim në InstaStory.

Ashley Graham (Foto: Instagram)

“Ata kanë lindur herët në mëngjes sot në shtëpi dhe janë të lumtur e të shëndetshëm”.

“Po marr pak kohë për t’u shëruar dhe për t’u lidhur më shumë me burrin tim dhe tre djemtë, por me të vërtetë mezi pres të ndaj më shumë me ju të gjithë. Shumë dashuri, AG”.

Ervini ndau të njëjtin mesazh në llogarinë e tij në rrjetet sociale dhe shtoi: “Të dua Ashley Graham”.

“Faleminderit, Jesus për lindjen tonë të mbinatyrshme”, shkroi ai. “Faleminderit të gjithëve për lutjet dhe mbështetjen tuaj”.

Graham dhe Ervin u martuan në vitin 2010 dhe mirëpritën fëmijën e tyre të parë në vitin 2020. /Telegrafi/

Lajmet e fundit