Saturday, November 27, 2021

As anketat e rrejshme nuk e ndihmojnë Bilall Kasamin


Sot ne rrjetet sociale u paraqit një anketë nga Qendra për Hulumtim dhe Komunikim Politik CRPC, sipas të cilës Bilal Kasami do të fitojë Teuta Arifin në Tetovë. Sipas rezultateve të këtij hulumtimi në një matje me 351 të anketuar, 129 janë votuar për Teuta Arifin kurse 135 për Bilal Kasamin, kurse 94 persona kanë refuzuar të përgjigjen në pyetjen, shkruan opinionshqip.live

Pas një analize të bërë, rezultoi se kjo qendër hulumtuese, është inekzistente, nuk ka të punësuar as numër kontakti. Si që mund të shifet në facebook faqen e kësaj qendre (https://m.facebook.com/Center-for-Research-and-Political-Communication-438829896503187/) me vetem 30 pëlqime, thujse të gjitha “matjet” që kjo qendër kishte bërë për rrethin e parë të zgjedhjeve lokale rezultojnë të jenë të gabuara, me gjasë qëllimisht dhe për përfitime ditore politike të partive të caktuara.

Vlet të theksohet fakti se një matje tjetër të realizuar me 11 tetor, kjo qendër kishte parashikuar që Teuta Arifi do të kryesonte në Tetovë me 18.35% të votave dhe pas saj Vullnet Murseli nga Aleanca do të merrte 16,95% të votave, kurse Bilal Kasami 13.7% të votave, që nuk rezultoi të ishte e saktë.

Lajmet e fundit

Bilall Kasami si Menduh Thaçi, përjashton bashkëpartiakët e tij

Pas ngjarjes së fundit e cila ndodhi në Kuvend, ku Kastriot Rexhepi nuk doli PRO politikave ruse për ta rrëzuar Qeverinë, kanë reaguar...

Ahmeti: Miqësia me ShBA dhe BE, nuk ka alternativë!

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është deklaruar pasi zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ku dështoi votimi i mosbesimit të...
MARKETING I PAGUAR POLITIK