Sunday, December 5, 2021

Arta Nitaj në klipin e ri të Dafina Zeqirit? Bukuroshet paralajmërojnë diçka të re përmes një videoje me lëvizje provokuese në TikTok


Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka pak javë që ka publikuar albumin e saj më të ri, “Dafinë Moj”.

Ajo tani është duke vizualizuar edhe me klipe disa prej këngëve më të spikatura të albumit dhe në radhë duket se është një video muzikore me skena ‘të nxehta’.

Dafina duket se ka angazhuar në klipin e ri bukuroshen e njohur shqiptare, Arta Nitaj.

Foto: Arta Nitaj/InstaStory

Këtë e ka bërë të ditur përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, ku ka shfaqur imazhe të ish-aktores së “O Sa Mirë”.

“Seksi Arta”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e një prej fotografive, referuar bukuroshes nga Peja.

Foto: Arta Nitaj/InstaStory

Më pas, dy vajzat kanë realizuar një video të përbashkët të cilën e ka publikuar në TikTok dhe InstaStory.

Dafina dhe Arta nga një veshje e zakonshme, shfaqen menjëherë në një pamje ekzotike me bikini, nën dritat e neoneve.

Foto: Arta Nitaj/InstaStory

Këngëtarja Zeqiri ka vendosur një orë qelqi me rërë në mbishkrimin e videos, duke paralajmëruar kështu se diçka e re po vjen shumë shpejt. /Telegrafi/

Foto: Arta Nitaj/InstaStory

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK