Sunday, July 3, 2022

Arrestohet aktori i “Game of Thrones”, Joseph Gatt – akuzohet për komunikim eksplicit seksual me një të mitur


Aktori Joseph Gatt, i cili është shfaqur në episodet e “Game of Thrones”, është arrestuar gjatë këtij muaji nën akuzat për “komunikim eksplicit seksual” me një të mitur në internet.

Policia ka njoftuar se Departamenti për të mitur nga Grupi Operativ për krimet në internet ndaj fëmijëve, ka lëshuar një urdhër kontrolli për shtëpinë e 50-vjeçarit.

Më pas ai u arrestua me një urdhër të prokurorisë. Në deklaratë thuhet se policia kishte marrë informacion se Gatt, aktor anglez që jeton në Los Angelos, dyshohet se ishte përfshirë në komunikim seksualisht eksplicit në internet me një të mitur.

(Foto: Instagram/josephgattofficial)

Hetuesit janë në kërkim të identifikimit të viktimave të tjera të mundshme dhe ka kërkuar nga kushdo që ka më shumë informacion ta kontaktojë policinë.

Gatt u lirua me garanci prej 5.000 dollarësh disa orë më vonë, ndërsa akuzat i ka quajtur “absolutisht të tmerrshme dhe plotësisht të pavërteta”. /Telegrafi/

Lajmet e fundit