Wednesday, December 1, 2021

Arifi: Teatri dhe Biblikoteka e Tetovës me objekt modern  


Deri në fund të vitit 2025 Tetova do te ketë objekt të ri të Teatrit dhe Bibliotekës. Drejtori i Qendrës për kulturë Arlind Huseini dhe kompanitë e përzgjedhura për realizimin e punëve ndërtimore sot nënshkruan kontratën për realizimin e fazës së dytë dhe të fundit për ndërtimin e këtij objekti.

Drejtori Arlind Huseini u shpreh se projekti i ndërtimit të Teatrit dhe Bibliotekës në Tetovë është një ndër projektet më madhështore si nga puna e realizimit ashtu edhe për nga kostoja e ndërtimit. Një angazhim maksimal si institucion kemi arritur të finalizojmë të gjitha procedurat për realizimin e punimeve, tha Huseini.

“Për fazën e dytë të interierit shpallëm prokurorim publik me procedurë të hapur ndërkombëtare duke respektuar të gjitha afatet ligjore. Si ofertues më i volitshëm për realizimin e punimeve nga prokurorimi publik është zgjedhur grupi ofertuesve NB Kompani – Tetovë dhe Pellagonia Gostivar me të cilën sot zyrtarisht do të lidhet edhe marrëveshja për fillimin e punimeve. Po ashtu në rrjedhë e sipër është edhe procedura për zgjedhjen e mbikëqyrësit i cili do të bëjë mbikëqyrjen e realizimit të punimeve. Mjetet për realizimin e projektit janë të siguruara me vendim të Qeverisë të RMV-së përmes Programës së Ministrisë së Kulturës. Pagesa e realizimit do të bëhet në faza deri në fund të vitit 2025 që është edhe viti i fundit ku duhet të përfundohet i gjithë projekti”, tha drejtori Huseini.

Kryetarja aktuale e Komunës së Tetovës dhe njëherë kandidate për kryetare të Komunës nga BDI, Teuta Arifi tha se sot është një ditë shumë e veçantë jo vetëm për kulturën por për qytetin e Tetovës në përgjithësi.

“Ashtu siç parashikohet deri në përfundim të vitit 2025 i gjithë ky projekt të jetë i përfunduar. Qyteti i Tetovës gjithmonë e ka merituar të ketë institucione kulturore, institucionet që janë në funksionim të sipër por që kanë pasur nevojë për një shtëpi ashtu siç e meritojmë për nga kualiteti që prodhohet si kulturë në Tetovë. Ju falënderojë të gjithëve për angazhimin dhe aktivitetin si dhe mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë që ka arritur të sigurojë mjetet e nevojshme për përfundimin e këtij projekti. Të gjithë punonjësve të teatrit, artistëve, lexuesve u urojë të kenë sa më shumë vepra artistike dhe sa më shumë suksese për të përfaqësuar qytetin e Tetovës brenda dhe jashtë vendit”, tha zonja Arifi.

Lajmet e fundit

Bilall Kasami si Menduh Thaçi, përjashton bashkëpartiakët e tij

Pas ngjarjes së fundit e cila ndodhi në Kuvend, ku Kastriot Rexhepi nuk doli PRO politikave ruse për ta rrëzuar Qeverinë, kanë reaguar...

Ahmeti: Miqësia me ShBA dhe BE, nuk ka alternativë!

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është deklaruar pasi zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ku dështoi votimi i mosbesimit të...
MARKETING I PAGUAR POLITIK