Tuesday, June 28, 2022

Ardian Nuhiu i Dritës pas humbjes që pësoi i uron titullin Ballkanit  


Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, i ka uruar Ballkanit titullin e kampionit në Superligën e Kosovës, ndonëse i duhet edhe një pikë në pesë ndeshje për ta arritur këtë gjë.

Ballkani të enjten fitoi 3-2 ndaj Dritës për ta bërë edhe një hap drejt titullit të parë në histori të klubit.

“U munduam të bëjmë një paraqitje të mirë ndaj një kundërshtari të fortë si Ballkani që ka bërë ndeshja shumë të mirë kundër gjitha skuadrave dhe është me meritë në pozitën e parë”.

“Dua ta uroj për titullin edhe pse i duhet edhe pak për ta fituar. Nuk ka qenë ndeshja jonë më e mirë, por mendoj se në pjesën e parë luajtëm mirë. Në përgjithësi ishte një ndeshje e hapur me shumë gola dhe shpresoj që tifozët të jenë kënaqur”, ka thënë Nuhiu.

Ballkani është lider me 69 pikë, 14 më shumë se Drita që mban vendin e dytë. /Telegrafi/

Lajmet e fundit