Sunday, June 26, 2022

Arbër Hajdari flet për Big Brother VIP: Mes Donaldit dhe Beatrix ishte një pëlqim i momentit


Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku kanë qenë opinionistët e edicionit të parë të Big Brother VIP.

Të dy ishin në qendër të vëmendjes edhe për komentet dhe mendimit që kanë dhënë në lidhje me ngjarjet dhe banorët e shtëpisë së famshme.

Për të folur për përvojën e tij në BB VIP, Arbëri së fundi ishte i ftuar në emisionin “Kojshia Show”.

Foto: Arbër Hajdari/Instagram

Ndër tjera, Hajdari ka komentuar edhe trekëndëshin Bora-Donald-Beatrix, i cili tha se nuk mendon që ka patur diçka në mes aktorit dhe këngëtares që u lidhën gjatë periudhës së qëndrimit në shtëpinë e BB VIP.

“Nuk mendoj që ka patur ndonjë gjë me Beatrix, me Borën besoi që ka patur, me Beatrix mund te ketë patur ndonjë pëlqim gjatë kohës sa kanë qenë brenda shtëpisë dhe vet fakti se si shkuan ngjarjet që në momentin që kanë dalë nga shtëpia nuk ka patur asgjë mes tyre me vjen ndërmend që ka qenë në pëlqim momental. Njerëzit që duhet do të kthehen te ajo që duan sado që te kenë histori të ndryshme në jetë e tyre”, është shpreh Hajdari.

Foto: Donald Veshaj/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që pak ditë më parë Donaldi theu heshtje disa muaj pas përfundimit të Big Brother VIP, përmes një statusi në Instagram.

Aktori dhe ish-banori i BB VIP në reagim la të kuptohej se ai po tentonte të rikthehej me prezantuesen, ndërsa ka mbyllur gjërat me Beatrix.

Një reagim për historinë e tyre, sot (e diel) ka bërë edhe Bora, e cila tha se shumë nga gjërat që janë komentuar dhe shkruar nuk janë të vërteta dhe se mes saj dhe Donaldit për momentin nuk ka asgjë. /Telegrafi/

Lajmet e fundit