Sunday, July 3, 2022

Anxhela Peristeri sjell klipin e këngës “Lozonjare”


Këngëtarja nga Shqipëria, Anxhela Peristeri, ka prezantuar së fundmi me video këngën e radhës nga albumi i ri “N’Tiranë”.

“Lozonjare” titullohet projekti i ri, të cilin e ka shoqëruar edhe me një videoklip.

Teksti dhe muzika është realizuar nga vet artistja, kurse për aranzhmentin u përkujdes Mario Bregu.

Anxhela Peristeri (Foto: Instagram)

Ylli nga Korça ka bërë një paraqitje të mahnitshme skenike në klip, veshur me fustan të kuq.

Albumi tani siç ka treguar ndodhet në të gjitha platformat muzikore digjitale.

“Jam e lumtur që munda të përcjell një pjesë të krijimtarisë sime me këtë album dhe falënderoj pa masë bashkëpunëtorët e mi të dashur për punën e mrekullueshme dhe talentin e rrallë”, tha Anxhela më parë.

“N’Tiranë”, “Jemi larg”, “Lajkat”, “Me ty do të dehem”, “Lozonjare” – janë këngët e albumit të ri. /Telegrafi/

Lajmet e fundit