Sunday, July 3, 2022

Al-Khelaifi e humb kontrollen, tenton t’i sulmojë gjyqtarët e ndeshjes, por ngatërron dhomën dhe kërcënon një punonjës të Real Madridit


Një ndeshje spektakolare është zhvilluar në Santiago Bernabeu ku Real Madridi ka mposhtur Paris Saint Germain me rikthim 3-1 për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Mysafirët nga kryeqyteti francez kaluan të parët në epërsi me golin e Kylian Mbappes, por madrilenët shënuan tri herë me top sulmuesin Karim Benzema për të rikthyer gjithçka në të mirë të tyre.

Por këtë humbje dhe eliminimin nuk e ka pritur aspak mirë presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi, i cili pas ndeshjes ka tentuar të qëroj hesapet me gjyqtarët e ndeshjes.

Mediat spanjolle raportojnë se në fund të ndeshjes, presidenti i PSG-së Nasse Al-Khelaifi ka bërë një skandal në ambientet e stadiumit Santiago Bernabeu.

Gazetarja Monica Marchante e Movistar e pranishme në stadium ka raportuar se Al-Khelaifi u largua shpejtë nga pozita e tij ku ishte në zonën VIP për të zbirutr në zonën ku qëndrojnë ekipet dhe gjyqtarët duke bërtitur.

Gjithnjë sipas shkrimit që është publikuar në Marca, Al-Khelaifi gjatë qëndrimit në dhomat në dhomat e zhveshjes ai ka u shfaq shumë i zemëruar duke bërtitur, goditur dyer e duke kërkuar gjyqtarët nëpër dhoma të ndryshme.

Por ai përfundoi në një dhomë gabimisht ku ndodhen Megia Davila, delegate në fushë e Real Madridit.

Besohet se Davila ka xhiruar ngjarjen ku shihet presidenti i PSG-së duke thënë se “Unë do të të vras”. Derisa më vonë Leonardo i ka kërkuar atij që t’i fshijë videot nga telefoni i tij.

Gjithsesi presidenti i PSG-së u largua nga truprojat e tij derisa nervozizmi i tij kishte të bënte me golin e parë të Los Blancos, pasi Al-Khelaifi mendonte se duhej të akordohej faull në të mirë të Donnarummas. /Telegrafi/

Lajmet e fundit