Tuesday, June 28, 2022

Aktakuzë për një person dhe kompani për ndërtime pa leje në qendër të Shkupit

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur aktakuzë në lidhje me një ndërtim pa leje që kishte filluar nga viti 2018 në Komunën Qendër në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Aktakuzë ndaj një personi fizik dhe kompanie në lidhje me veprën penale – Ndërtime pa leje në bazë të nenit 244 nga Kodi Penal”, raportoi Prokuroria.

Ai pa leje ndërtimi nga organet kompetente, ka kryer ndërtime afariste prej vitit 2018 në rrugën “Dame Gruev” në Komunën Qendër. Punimet janë kryer në emër të kompanisë dhe me shpenzimet e saj.

Raportohet që ai ka marrë leje për zgjerimin e objektit me përmasa 28.5 metra dhe 42.5 metra, por pasi është prishur me leje objekti, pa leje të re ndërtimi është ndërtuar objekti me përmasa 61 metra dhe 34.5 metra. Vlerësohet që pa leje janë ndërtuar edhe garazhe nëntokësorë në dy nivele.

Lajmet e fundit

BEG-ut i merren të gjitha licencat, Bekteshi e mban premtimin

Ashtu siç kishte paralajmëruar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, BEG nga tetori nuk do t’i ngrohë më shkupjanët. KRE i mori të gjitha licencat e...

Fillon rregullimi, tamponimi dhe pastrimi i kanaleve në fshatin Dvorcë

Komuna e Pllasnicës sot ka nisur me rregullimin, tamponimin dhe pastrimin e kanaleve si dhe aktiviteteve të tjera në fshatin Dvorcë, kështu njofton kreu...

Miliona denarë nga arka e Studeniçanit shkojnë për shokun e afërt të Azem Sadikit!?

“Eling Dooel Uvoz-Izvos Skopje”, është kjo kompania më e preferuar e Komunës së Studeniçanit.Kjo kompani është ajo që fiton pothuajse çdo tender nga kreu...