Monday, November 29, 2021

Ahmeti: Miqësia me ShBA dhe BE, nuk ka alternativë!


Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është deklaruar pasi zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ku dështoi votimi i mosbesimit të Qeverisë, pjesë e së cilës është edhe BDI.

Në Facebook, duke bashkëngjitur edhe fotografinë ku shihet duke pirë duhan, Ahmeti ka vlerësuar se sot ngadhënjeu “ndërgjegjja e të arriturave të përbashkëta, liria, barazia, drejtësia, fqinjësia e mirë, orientimi euroatlantik i vendit tonë dhe e ardhmja e sigurt pro perëndimore”.

Shkrimi i plotë i Ahmetit:

 

Miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian, por edhe me vendet e rajonit, është e pa alternativë dhe e pacënueshme me asnjë kusht dhe në asnjë rrethanë.

Sot ngadhënjeu ndërgjegjja e të arriturave të përbashkëta, liria, barazia, drejtësia, fqinjësia e mirë, orientimi euroatlantik i vendit tonë dhe e ardhmja e sigurt pro perëndimorë.

Vendi jonë ka nevojë për më shumë siguri, më tepër stabilitet dhe parashikueshmëri politike të plotë.

Mohimi i Marrëveshjes së Ohrit, të Prespës, fqinjësisë së mirë, por edhe NATOsë, Bashkimit Europian, Republikës së Kosovës, gjuhës shqipe, nuk mund të ketë vend këtu.

Siç ju thash, nuk do të veprojmë as me emocione e as në eufori.

Bashkë përgjithmonë!

 

 

 

Lajmet e fundit

Bilall Kasami si Menduh Thaçi, përjashton bashkëpartiakët e tij

Pas ngjarjes së fundit e cila ndodhi në Kuvend, ku Kastriot Rexhepi nuk doli PRO politikave ruse për ta rrëzuar Qeverinë, kanë reaguar...

Gruaja e Apasiev kërcënon: Ende nuk e dini se me kë keni të bëni, por do ta zbuloni

Tamara Jovanov, bashkëshortja e Dimitar Apasiev, në Facebook  ka kërcënuar shkruan infoalb.mk “Të gjithë juve që e keni të majtën në gojë, kryesisht për...
MARKETING I PAGUAR POLITIK