Sunday, June 26, 2022

22 raste të reja me coronavirus në Kosovë


Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 888 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

MSH bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.188.

Në total numri i rasteve aktive është 499.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 135 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.287 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.804 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/

Lajmet e fundit